Mercedes G-Wagon më i lirë vetëm për tregun evropian

20:34 | 15 Janar 2019
Arbresh Info

Blerësit në kontinente tjera, duhet të paguajnë më shumë.

Të gjitha ata që jetojnë jashtë Evropës dhe duan ta kenë një G-Class, duhet të paguajnë së paku 124 mijë dollarë dhe pagesën për transport, transmeton Telegrafi. Por, kjo nuk vlen për evropianët.

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë të ditur se versioni G350d, do të arrijë shumë shpejtë në sallonet e kontinentit të vjetër.

Ky SUV shumë i rëndësishëm për kompaninë, do të jetë në dispozicion për 95,021 euro, që është çmimi bazë, teksa i kompletuar do të kushtojë 107,040 euro, ndërsa transporti deri në shtëpi do të jetë falas.

E tëra duket se është te motori me naftë 3.0 litra, që mund të prodhojë deri në 286 kuaj fuqi. Gjë që është më e dobët se motori i dedikuar për shtete tjera, që me 4.0 litra prodhon 416 kuaj fuqi.

Në anën tjetër, është gjithçka e njëjtë, deri te transmisioni prej nëntë shpejtësive automatike.

Ky vendim besohet se është ndërmarrë, për shkak të ligjeve më të ashpra për makinat që punojnë me naftë, gjë që nuk është aq rigoroze edhe në Evropë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme