Organi më jetësor i trupit tonë padyshim se është truri, pasi kontrollon pothuajse gjithçka dhe është ai që komandon funksionimin e organeve tjera.
Por, ka disa ushqime që në mënyrë efektive mund të rrisin performancën e trurit, transmeton klan kosova.
Ne ju sjellim një listë prej këtyre ushqimeve.
Spinaqi: Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit.
Domate: Domate janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij.
Çokollata e zezë: Çokollata e zezë është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij . Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.
Brokoli: Janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.
Arrat: Konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...