Shefat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen sot dhe nesër për të diskutuar në lidhje me misionet e Aleancës në Afganistan dhe në Kosovë.
Siç raporton agjencia spanjolle e lajmeve “EFE”, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës, kundër rekomandimeve të Aleancës Veriatlantike.
Siç raporton kjo agjenci, debati për Kosovën pritet të zhvillohet gjatë ditës së nesërme ku pritet të dalin edhe me “rekomandime”, transmeton Koha.net.
Në muajin dhjetor, NATO-ja tha se do të vazhdojë me misionin e saj paqeruajtës në Kosovë për të garantuar sigurinë, pavarësisë vendimit të autoriteteve këtu për të krijuar ushtrinë, por thanë se do të “rishikojnë” raportet me Kosovën.
“NATO-ja, si një aleancë, ka punuar shumë që të mbajë rajonin të sigurt për më shumë se 18 vjet përmes misionit të KFOR-it, i cili tani ka rreth 4,000 trupa, dhe përmes asistencës sonë dhe këshillave, që ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve civile”, ka thënë presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Mareshali britanik Stuart Peach.
Britaniku ka insistuar po ashtu se “siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbeten të rëndësishme për NATO-n”
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?