Agjencia gjermane për spiunazh do ta hetojë partinë opozitare “Alternativa për Gjermaninë” për të vërtetuar se a e kanë shkelur kushtetutën me politikat e tyre kundër imigrantëve.
Agjencia “BFV” e ka klasifikuar partinë kryesore opozitare të Gjermanisë si rast për t’u hetuar. Kështu ka thënë shefi i kësaj agjencie, Thomas Haldenwang. Kushtetuta gjermane përmban kufizime të rrepta kundër ekstremizmit, duke mundësuar mbikëqyrje të madhe të partive ekstreme.
Kjo masë ndërmerret mjaft rrallë, ndonëse agjencia ka hetuar edhe parti të tjera në të kaluarën. Partia “AfD” ishte bërë pjesë e parlamentit kombëtar në zgjedhjet e vitit 2017, duke fituar vota nga votuesit e partive kryesore përmes përqendrimit në shqetësimin e votuesve për imigrimin. Kjo parti ka përfaqësues edhe në të gjitha 16 parlamentet rajonale të Gjermanisë.
Haldenwang tha para gazetarëve në një konferencë të mbajtur në Berlin se ekzistojnë dyshimet fillestare se politikat e partisë “AfD” janë kundër rendit demokratik dhe kushtetues. Sidoqoftë, ai ka thënë se këto dyshime nuk janë ende të mjaftueshme për ta monitoruar partinë me metodën e spiunimit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren