Pas reagimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë kanë reaguar ndaj komentimit zyrtarë të Moskës në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas komenteve të departamentit për informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse më 14 janar 2019, në lidhje me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë me keqardhje konstaton se edhe për kundër të gjitha këtyre problemeve në botën tonë, Ministria e Jashtme e Rusisë përsëri me kontekst negativ, i thekson politikat autentike të proceseve në të dyja vendet, të cilat dërgojnë deri në zgjidhjen e problemeve, forcimin e besimit dhe ngritjen miqësive”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Nga MPJ gjithashtu thonë se ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës, janë miratuar në Kuvend me respektimin e plotë të procedurave kuvendare dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
“Marrëveshja e Prespës nuk ndërhynë në interesat e palëve të treta, por në thelb sjell deri tek stabiliteti i rajonit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, thonë nga MPJ.
Nga atje shtojnë se Maqedonia është e sigurt se e ardhmja do ta vërtetoj qasjen e drejtë ndajë kësaj marrëveshje, e cila paraqet vizion politik dhe lidership, si dhe përfitimet nga stabiliteti i rajonit do të pranohen nga të gjitha palët, përfshirë edhe Federatën ruse mike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...