Milan do të bëjë disa ndryshime në këtë afat kalimtar të janarit.
Milan thuhet se e ka konsideruar shitjen e Hakan Calhanoglu në RB Leipzig për 22 milionë euro dhe riinvestimin e këtyre parave në transferimin e sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek.
Sipas Tuttomercatoweb, Leipzig mbetet i interesuar në mesfushorin turk dhe kanë bërë ofertën e tyre në 22 milionë për ish-yllin e Bundesligës, përcjell lajmi.net.
Faqja e internetit shpjegon se pavarësisht dëshirës së Gennaro Gattusos për të mbajtur mesfushorin turk, largimi i tij mund të mbledhë fonde për transferimin e Piatek, i cili është zgjedhja e parë e Milanit për të zëvendësuar Gonzalo Higuain .
Rossonerët nuk janë në gjendje të ofrojnë paratë e gatshme pa e bërë shitjen këtë muaj pasi UEFA i ka gjobitur ata 12 milionë euro për shkelje të rregullave financiare.
Gërvalla në Kanadë: Duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi pë...
Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga dr...
A ndikon vërtet ekspozimi në diell në botoks dhe fillerë?
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, thirrje për ndryshim të lig...
Vuçiq: Në OKB pjesën më të madhe të fjalimit e kam për Kosov...
Takos – recetë për një drekë ose darkë të shpejtë pikante