Një Boeing 707 i Forcave Ajrore në Iran është rrëzuar në një zonë të banuar.
Nga përplasja dhe shpërthimi i aeroplanit në flakë kanë vdekur 15 nga 16 personat në bord, raporton Russia Today.
I mbijetuari i aksidentit të rëndë është gjetur dhe është dërguar në spital.
Ushtria iraniane njoftoi se aeroplani u rrëzua në aeroportin e Karajit, në perëndim të Teheranit.
Boeing u nis nga Bishkek, Kirgistan dhe po dërgonte mish në Iran.
‘Një Boeing 707 që mbante një ngarkesë nga Bishkek, Kyrgyzstan do bënte një ulje emergjente në aeroport sot. Mekaniku i aeroplanit dërguar në spital”, tha ushtria iraniane.
Aeroplani duhej të ulej në aeroportin e Payam të Karajt, por piloti e ngatërroi një aeroport tjetër që ndodhej afër tij, atë të Fath, i cili nuk është i përshtatshëm për avionët që transportojnë ngarkesa.
Si pasojë, piloti humbi kontrollin e aeroplanit, që doli jashtë pistës dhe goditi muret që ndanin aeroportin nga zona e banuar.
Ai u copëtua dhe shpërtheu në flakë.
Ndërsa operacioni i kërkimit dhe shpëtimit vazhdon, deri tani janë gjetur shtatë trupa në vendin e rrëzimit.
Autoritetet e Iranit raportuan se Boeing ka goditur banesat pranë Safadasht, një qytet i vogël në provincën e Teheranit.
Boeing 707, një avion me katër motorë, hyri në shërbim në vitin 1957.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik