Kammenos: Do të bëjë gjithçka për të ndaluar marrëveshjen e Prespës

10:26 | 15 Janar 2019
A. B.

Me të gjitha mënyrat, çka i posedojë në mënyrë kushtetuese, do të luftojë që qeveria të mos fitojë besimin, sepse kjo ka të bëjë me marrëveshjen e Prespës dhe do të bëj gjithçka që marrëveshja të bllokohet, tha lideri i “Grekëve të Pavarur”, Panos Kammenos.

“Kjo qeveri kërkon votë besimin për marrëveshjen e Prespës, sipas kësaj kjo qeveri nuk ka besimin tonë. Dhashë zoti që Tsipras të ndryshonte mendimin, u përpjeka shumë rreth kësaj”, tha Kammenos, dhe shtoi se do të bëjë gjithçka që të bllokojë marrëveshjen e Prespës, ndërsa të dielën do të marrin pjesë në protestën e caktuar në Athinë.

Lideri i “Grekëve të Pavarur” i ka bërë thirrje liderit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis që ta pranojë kushtin e tij “që të mos ketë asnjë zgjidhje me termin Maqedonia dhe të mos bisedohet për marrëveshje si ajo e marrëveshjes së Prespës me termin Maqedoni”, dhe në këtë rast Kammenos së bashku me Mitsotakis të nënshkruaj iniciativën për votimin e mosbesimit të qeverisë “që të bie kjo qeveri dhe qeveria e ardhshme ta shpëtojë emrin Maqedonia”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme