Dua publikoi video duke folur shqip në fëmijëri, i komentojnë Bebe Rexha dhe Gashi

08:26 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Dua Lipa dje publikoi një video të realizuar në fëmijëri, në të cilën shfaqet duke folur shqip.

Dua Lipa në këtë video është pranë motrës së saj Rinës, ndërsa mënyra se si fliste ua rrëmbente zemrat të gjithëve.

Këngëtarja pranoi shumë komente nga ndjekësit, e në mesin e tyre edhe atë nga Bebe Rexhës dhe Gashit.

“Jam e vdekur”, ka shkruar Bebe, duke ia shtuar edhe disa figura me zemër.

Në anën tjetër, reperi Gashi ka shkruar “Unë jam Dua Lipa, sikur keni pak respekt për emrin tim. LEGJENDË”.

https://www.instagram.com/p/BsnsjJVBXTL/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme