Google ADS

Dogana e Kosovës nga sot fillon punën në Portin e Durrësit

06:59 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në portin e Durrësit do të organizojë ceremoninë e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në këtë Port.

Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve.

Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.

Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga ky muaj.

Mallrat transit për tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë të Kosovës, të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në portin e Durrësit.

Kjo zyre synon shkurtimin e burokracive dhe orët e pritjes të kontrolleve duke krijuar lehtësi në zhvillimin e tregtisë dhe biznesit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme