Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka ironizuar emërimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme nga kryeministri Rama.
Ajo është shprehur konkretisht :-“Sinqerisht nuk e kam njohur atë djalë. Kur filloi të bëhej element i medias fillova të kërkoj CV –në e tij dhe nuk e dija që ishte zv.ministër i Jashtëm. Dhe ai nuk duhet të jetë edhe kryenegociator. Përtej faktit që ai është i lexuar, njeh procesin tonë. Mbase të isha unë në vend në Bushatit, nuk do ta lija si kryenegociator. Fakti që është nga Kosova, ishin ekzagjerime.
Fjala ‘turp’ ka inflacione, ky djalë nuk ka as mandat përfaqësimi. Mua më vjen keq, por përderisa është kaq i mirë pse nuk ia çojmë Kosovës. Kosova ka nevojë për të tilla potenciale”, ironizoi Dade. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë intervistës në emisionin e ftuar në emisionin “A Show”.
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja