Meta: Cakajn do ta dekretoja në ndonjë ministri tjetër

22:47 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se Gent Cakajn, do ta dekretonte në krye të ndonjë ministrie tjetër të kabinetit qeveritar shqiptar, por jo në pozitën e Ministrisë së Jashtme.

Meta ka thënë se Cakaj nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar ministër i Jashtëm.

“Nuk kam asnjë lloj paragjykimi që ai vjen nga Kosova. I kam thënë [kryeministrit Rama, v.j] se mund ta emëronte Cakajn në pozitën e ministrit të Kulturës për shembull, por jo në Ministrinë e Jashtme”, ka thënë Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme