Google ADS

Mësuesit në Deçan në grevë, nuk përfillën kërkesën e drejtorit

22:41 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Bankat mbetën të zbrazëta edhe gjatë së hënës, ani pse më 14 janar ishte paraparë që të fillonte mësimi.
Të pashfrytëzuara mbetën të gjitha klasat e shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Mirëpo një plan të tillë nuk e kishte drejtori i shkollës, Qazim Maloku, i cili një natë më parë kishte thënë se krahas grevës së paralajmëruar nga SBASHK’u, në këtë shkollë do të mbahej mësimi.

Klasat ishin të zbrazëta, por jo edhe zyra e mësimdhënësve. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk e mori ditarin në dorë.

Hasan Zenuni, i cili përfaqësonte mësimdhënësit, thotë se ata vendosën që t’i bashkohen grevës në arsim.

Veç periudhës së luftës, kritikë ata kanë edhe për pagat e tashme…

Zenuni e ndwrlidh kwrkeswn e drejtorit me politikw.

Ndërsa sipas Qazim Malokut, thirrja e tij për mbajtjen e mësimit ishte e arsyeshme.

Sipas Malokut, nxënësit madje ishin shtyrë nga mësimdhënësit të mos vijnë në shkollë.

Mësues e arsimtarë dolën nga objekti shkollor pa mbajtur asnjë orë mësimore.

E qetësia e njëjtë mbizotëronte edhe në shkollën “28 nëntori” në Raushiq të Pejës.

Përvec njoftimit se po mbahej grevë, aty nuk shihej ndonjë gjurmë tjetër.

Disa fëmijë u panë me çanta rrugës, por asnjë prej tyre nuk kishte për destinacion shkollën.

Edhe në qendër të Pejës, shkolla fillore “Ramiz Sadiku” nuk po mbante mësim për shkak të grevës.

Ekipi i T7 vizitoi edhe shkollën teknike në Pejë. Edhe aty gjithcka fillonte e përfundonte me një njoftim se po mbahej grevë.

Kërkesës së SBASHK’ut për grevë, iu bashkuan edhe në anën e Klinës. Gjatë së hënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” asnjë punonjës a nxënës nuk ishte aty.

SBASHK’u kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri të plotësohen kërkesat e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme