Mirosllav Ivanoviq, vëllai i politikanit të vrarë serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, ka thënë sot se nuk ka ndonjë informatë të besueshme se në vrasjen apo përgatitjen për vrasje ka qenë i përfshirë Millan Radoiçiqi, por se nuk e përjashton përfshirjen e tij.
Mirosllavi ka thënë në “TV Vojvodina” se edhe Prishtina edhe Beogradi kanë interes që vrasja të zbardhet.
Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë informatë të besueshme se Radoiçiqi është i përfshirë, por do të “gënjeja nëse do të thosha se ai njeri nuk është objekt i interesit tim”, duke pasur parasysh se ai është një person që përmendet shumë në këtë kontekst, për të lidhen shumë rrëfime, ka shumë të dhëna e informacione, transmeton Koha.net.
Ivanoviqi ka thënë se informacionet në lidhje me vrasjen i merr sikurse çdo lexues apo shikues tjetër i televizioneve apo mediave tjera.
“Jam gjyqtar [në Kosovë] dhe nëse do të thosha se dikush duhet të më informoj, do ta godisja veten time, por unë kërkoj vetëm të më njoftojnë, të më sigurojnë se po merren me rastin”, ka thënë Mirosllav Ivanoviq.
Policia e Kosovës, gjatë një bastisjeje në veri të Mitrovicës më 23 nëntor të vitit të kaluar, kishte arrestuar katër persona të dyshuar për lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, e në mesin e personave që është dashur të arrestohej ka qenë edhe Radoiçiqi, por i njëjti nuk ishte gjetur në banesën e tij.
Radoiçiqi, që njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, mësohet se pas këtij aksioni është zhvendosur në Serbi prej nga ka dhënë edhe disa intervista në të cilat ka deklaruar se ka ikur për shkak se Policia e Kosovës ka pasur në plan që ta vriste atë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dalë në mbrojtje atij.
Kur ra Muri: Nata e nëntorit që ndryshoi historinë
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi rajonal në Podujevë, in...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të bashkëpunojë me Fond...
Elgit Doda, Xhensila dhe Emra Brah sjellin këngën e re “Thuj...
Muri i Berlinit: Drejtësi për viktimën pas gjysmë shekulli
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ova...