Google ADS

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Molliqajt

22:04 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka cilësuar si “hipokrizi” akuzat ndaj LDK-së nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili akuzoi LDK-në për afrimitet me PDK-në.

Abdixhiku ka thënë se kjo “nuk është asgjë më pak se hipokrizi”.

“PSD para dite del në konferencë – gojë vesh më vesh – me PDK-në; në mbrëmje na akuzon neve LDK-në për afrim me ta. Hipokrizi, asgjë më pak”, u shpreh Abdixhiku.

Molliqaj u shpreh sot se LDK-ja do të përfshihej në dialog vetëm nëse do të ishte pjesë e pushtetit, edhe nëse në pushtet do të ishte me PDK-në.

“LDK nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t’u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja”, shkroi sot Molliqaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme