Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar një akt të turpshëm, sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj ‘Zërit të Amerikës’, pas publikimit të skandalit të punësimeve në Shqipëri.
Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Basha shkruan se Rama për të mbrojtur paratë e krimit dhe korrupsionit është i gatshme të sulmojë këdo.
Ja reagimi i Bashës në twitter:
Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...