Google ADS

Labi merr Liçencën e Fondacionit: Do tu ndihmojë të gjithëve sidomos fëmijëve të sëmurë rëndë

21:24 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë me dije se tashmë ka marrë liçencën e fondacionit pasi që ATK-ja ia pati ndaluar grumbullimin e të hollave.

“Dhe tani sipas ligjit LABI FUNKSIONON SEBASHKU ME MILIONA SHQIPTARË

Mua po më shajnë ata, ata injorantë por janë me sy tê mbyllur e nuk e kuptojnë rrugën time.

Më vjen keq, unë kam punuar, po punojë e do të punojë ta kthej besimin nê vend dhe shpresën në vend, e sidomos për ato nana që femijët e tyre vujnë nga semundjet e rënda e te ky Labinot qeni jeni drejtuar!”, ka shkruar ai mes tjerash.

Labi edhe njëherë ka premtuar se do tu dalë në ndihmë shumë shtresave në nevojë duke u nisur nga medikamentet që nuk gjenden në vendin tonë e deri tek ndalimi i lotëve të nënave.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

YES( PO PRA)

Tani kam LIÇENCËN E FONDACIONIT SEPSE ATK-ja e pati ndaluar grumbullimin e të hollave nga ana ime! Dhe tani sipas ligjit LABI FUNKSIONON SEBASHKU ME MILIONA SHQIPTARË

Mua po më shajnë ata, ata injorantë por janë me sy tê mbyllur e nuk e kuptojnë rrugën time!

Më vjen keq, unë kam punuar, po punojë e do të punojë ta kthej besimin nê vend dhe shpresën në vend, e sidomos për ato nana që femijët e tyre vujnë nga semundjet e rënda e te ky Labinot qeni jeni drejtuar!

Unë nuk zhgenjehem, nuk dëshpërohem se jam nga gjaku i Shqiptarit o ju injarantë dhe punet i qoj deri në fund nuk i lë udhëve.

Urime na qoftë FONDACIONI MË I RI EDHE PSE ME PUNË NDËR TË MOQMIT, FONDACIONI i KREJT SHQIPTARËVE DHE I ATYRE QE I DUAN SHQIPTARËT ‘LABINOT TAHIRI’

Shpejt dhe konto numri dhe vazhdojnë donacionet marramendese pêr këtë vend

Nga medikamentet qe nuk gjinden në Kosovë e deri ne ndalimin e lotëve të nanave do punojmë

FERIZAJ KOSOVE E SHQIPËRISË

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme