Media ‘Emerging Europe’ ka publikuar një artikull të ekspertit amerikan, Alon Ben-Meir, ku theksohet se është korrupsioni që po pengon anëtarësimin në Bashkimin Evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Duke iu referuar Shqipërisë dhe pesë shteteve të tjera ballkanike, Meir shkruan se ato “janë të kapura nga politikanë të korruptuar që kanë lidhje me krimin e organizuar.
“Këto vende pretendohet të përmbushin standardet sociale, politike dhe të të drejtave të njeriut si kualifikime themelore për t’u bashkuar me BE. Megjithatë, BE-ja po bëhet gjithnjë e më dyshuese që vendet e Ballkanit mund t’i përmbushin këto standarde, meqenëse jeta e tyre shoqërore dhe politike është thellësisht e rrethuar nga korrupsioni. Megjithatë, përpjekjet për të çrrënjosur korrupsionin nuk duhet të ndalen, sepse anëtarësimi i Ballkanit në BE i shërben interesave gjeostrategjike të të dyja palëve”, shkruan eksperti amerikan.
Veçanërisht për Shqipërinë vihet në dukje përkeqësimi i indeksit të korrupsionit, matur nga Transparency International, duke zbritur nga vendi i 83-të në vendin e 91-të.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...