Kontesti për emrin nuk është kushti i vetëm për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropain dhe fokusi duhet të jetë tani ndaj reformave dhe jo ndaj zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, thotë në intervistën dhënë korrespondentes së MIA-s në Bruksel, komisari për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian Johannes Hahn.
Vendimi për zgjedhje të parakohshme, siç thekson Hahn, është sovran, por “këshillë modeste” e tij, siç shton është “përmbajtja prej të gjitha ideve të tjera”.
Ai nuk pajtohet me qëndrimin e disa personave të caktuar se tani është moment i mirë për zgjedhje të parakohshme, pasi, siç thekson “nuk ka shumë kohë deri në raportin e radhës të Komisionit Evropian”.
“Vendi duhet ta shfrytëzojë këtë moment pozitiv të krijuar prej Marrëveshjes së Prespës pasi qëllimi ynë është të merret vendimi në verë dhe me të vërtetë të hapen kapitujt e parë deri në fund të vitit. Edhe kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë në të vërtetë janë të angazhuar ta bëjnë progresin e nevojshëm. Tani kur çështja për emrin është në rrugë të drejtë të zgjidhet falë vendosmërisë së liderëve dhe sjelljes së përgjegjshme të deputetëve të cilët votuan për marrëveshjen, angazhimet duhet të fokusohen në reformat veçanërisht në qeverisjen e së drejtës”, thotë Hahn në intervistën për MIA-n.
Sipas tij, kjo jo vetëm se do t’i bind vendet anëtare, por është edhe në interes të qytetarve të cilët kanë nevojë të shohin përfitime konkrete tani. “Pres prej të gjitha forcave politike tani, duke e përfshirë edhe partinë më të madhe opozitare ta mbështesin këtë proces”, nënvizon Hahn.
Megjithatë, siç cek Hahn, për Maqedoninë vendimi për fillimin e negociatave akoma nuk është garantuar derisa nuk bëhen reformat kryesore të kërkuara nga BE-ja qershorin e kaluar, veçanërisht reforma në shërbimet për zbulimi, në luftën kundër korrupsionit dhe reforma në gjyqësi.
Në këtë kontekst, komisari Johannes Hahn thotë se i dëgjon kritikat rreth procesit të amnistisë dhe vlerëson se gjithçka duhet të shqyrtohet. Ai thekson se ata të cilët kanë bërë krim duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Megjithatë, ai kërkon që të mos humbet rëndësia e procesit të pajtimit.
“Mendoj se nisma e Qeverisë aktuale është pjesë e pajtimit dhe si e tillë duhet përshëndetur. Nënkuptohet qeverisja e së drejtës duhet të respektohet dhe sa e di kjo është siguruar dhe nuk është amnisti e përgjithshme dhe ata të cilët kanë kryer krim serioz duhet të përgjigjen”, thekson Hahn.
Nëse Maqedonia nuk ngecet në pjesën e reformave, Han beson se vendet anëtare do të japin njohjen për kontestin me emrin në formën e datës për negociata.
“Shpresoj dhe thuajse jam i bindur se do të kemi situatë ku të gjitha vendet anëtare do ta respektojnë këtë sukses. Sepse bëhet fjalë për zgjidhjen e një kontestit 27-vjeçar dhe nuk ka shumë raste të ngjashme në tërë botën ku të tilla konteste të gjata janë zgjidhur në një mënyrë të tillë, duke respektuar interesat e të dy palëve. Kemi edhe një rast tjetër, dhe ai është marrëveshja paqësore midis Eritresë dhe Etiopisë. Por , ky konflikt ka zgjatur akoma më gjatë, pothuajse tre dekada. Kështu që jam i sigurt se vendet tona anëtare do të dinë të dallojnë këtë sukses historik nëse vazhdon edhe me përpjekjet reformatore”, thekson Hahn.
Duke e gjykuar përkushtueshmërinë e reformave të Qeverisë, Han thotë se është i bindur se vendet anëtare do të dinë që të njohin përparimin e bërë . “Siç them gjithmonë: “nëse vendet tona partnere i plotësojnë kushtet atëherë edhe BE-ja duhet që të plotësojë premtimet”, aq më tepër që integrimi i Ballkanit Perëndimor është në vetë interes të BE-së, tha Hahni për MIA-n.
Ai shpreson se ngjarjet e fundit në Greqi nuk do të pasqyrohen negativisht ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe është fuqimisht i bindur se ajo do të kalojë edhe në palën greke.
“Vendimi që duhet ta sjellë Parlamenti grek këtë javë, kuptohet, është një vendim sovran. Por shpresoj dhe besoj se hapi i fundit në zgjidhjen e këtij kontesti të gjatë mund të bëhet sepse janë bërë kaq shumë përpjeke. Gjithashtu, kjo marrëveshje ka benifite për të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe vendet fqinje anëtare të BE-së dhe kuptohet, para së gjithash Greqinë”, thekson ai.
Në intervistë Hahni flet edhe për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Kjo, thotë ai, është një ngjarje e cila nuk i pëlqen edhe hap dyshime për përzierje të mundshme të vendeve fqinje në tërë këtë proces.
“U thashë të gjithë kolegëve në rajon, sepse kjo kishte lidhje jo vetëm me vendin tuaj dhe Hungarinë, sepse nëse e shikoni rutën e arratisjes, rruga nuk ishte direkte, por përmes rajonit dhe ky është një lloj bashkëpunimi rajonal i cili nuk më pëlqen”, deklaroi Hahn për MIA-n.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008