Kuvendi sqaron se punëtori që vodhi naftën nuk është nga stafi i tyre

18:34 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar rreth lajmit të publikuar në media se një person është kapur duke vjedhur naftë nga gjeneratori në Kuvend.

Ky është njoftimi i plotë:

Sqarim

Lidhur me artikullin “Arrestohet i dyshuari, u kap duke vjedhur naftë nga gjeneratori në Kuvend”, publikuar sot në portalin www.indeksonline.net

– Punëtori i arrestuar nga policia nuk është pjesë e stafit të Kuvendit, por punëtor i Kompanisë “Schafberger”, e kontraktuar nga Kuvendi për mirëmbajtje.

– Gjeneratori, ndërkaq, është pronë e Kuvendit por që mirëmbahet nga kompania “Schafberger”.

– Për çdo informacion shtesë lidhur me rastin, ju lutem adresojuni organeve përkatëse të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme