Timothy Weah ka kaluar nga Paris Saint Germain tek skuadra e Celtic, në formë huazimi, deri në fund të këtij sezoni.
Reprezentuesi i SHBA po konsiderohet si një nga sulmuesit me potencialin më të madh në botën e futbollit.
Një koment për kalimin e 18 vjeçarit në Skoci ka dhënë edhe ylli i PSG, Neymar.
“Do të jetë një lëvizje shumë e mirë për të. Sa kam parë nga talenti i tij, ai ka gjithçka për tu bërë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë” ka thënë Neymar për “Daily Record”, transmeton lajmi.net.
“Është një lëvizje e mirë për të dhe për Celtic pasi ata po nënshkruajnë me disa talent të mëdhenj, por një lëvizje e mirë edhe për PSG sepse lojtari do të fitojë eksperiencë dhe mund të kthehet për ta ndihmuar skuadrën” ka thënë tutje braziliani.
“Kishte shumë opsione për Weah por ai zgjodhi Celtic dhe kjo është një zgjedhje e mirë” ka thënë ndër të tjerash Neymar.
Weah ka kontratë me PSG deri në vitin 2021, por pasi nuk arriti të bëjë një vend në formacionin bazë, ai do të kaloj tek Celtic në formë huazimi.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...