Ilkay Gundogani është shqetësimi më i ri i trajnerit Pep Guardiola.
E gjithë çështja sillet rreth kontratës së reprezentuesit gjerman, e cila skadon pas 18 muajve.
Trajneri spanjoll shpreson se Gundogan do ta vazhdojë kontratën e tij me Manchester City, dhe ka thënë se lojtari “e di çfarë do” kur është puna tek vazhdimi i kontratës.
“Gundogan është paraqitur në dy ndeshjet e fundit si mesfushor defenziv dhe pati më shumë hapësira se zakonisht, por ishte shumë i zgjuar. Ai bëri një asistim të jashtëzakonshëm dhe shumë pasime para përfundimit të aksionit” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Kualitetet e tij janë të jashtëzakonshme. Ne e dimë këtë. Për fat të keq në sezonin e parë pati një lëndim të gjatë, por kur është i gatshëm, ai është lojtar i jashtëzakonshëm.”
“Ai e di se çfarë dëshiron, por është në dorën tonë” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.
Nëse Gundogan arrin që të përshtatet mirë në pozitën e mesfushorit defenziv, ai do të ishte zëvendësuesi perfekt për Fernandinhon
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...