Google ADS

Rama: Mbështes Senatin e UT, t’i garantohet mësimi shumicës

16:28 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Twitter është shprehur se është në mbështetje të deklaratës së Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës për t’i garantuar shumicës së studentëve mësimin që po pengohet sipas tij brutalisht.

Gjithashtu Rama thotë se kërkesat e studentëve do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe do shkohet përtej tyre.

“Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet,”-përfundon Kryeministri Rama në rrjete sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme