Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës se ka kryer një tjetër shkelje Kushtetuese me mos dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati.
Për Ramën kjo ishte një shkelje e Kushtetutës me të cilën Meta do përballej në Gjykatën e re Kushtetuese, ndërsa ai vetë do të mbajë edhe postin e ministrit të Jashtëm.
Presidenti ka zgjedhur ti përgjigjet në Facebook duke theksuar se për të e para është kushtetuta dhe se nuk do të ketë më ‘shtet fallco’.
“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
NO MORE FAKE STATE.
Shqipëria e para!” – shkruan Meta.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...