Mediet serbe: Mustafa mbërriti në Prokurorinë Speciale të Hagës

13:49 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Mediet serbe kanë raportuar në vazhdimësi për ftesat që ish-komandantët e UÇK-së kanë marrë nga Gjyakat Speciale.

Të hënën ato kanë shkruar edhe për arritjen e Rrustem Mustafës në Hagë, transmeton arbresh.info.

Gazeta serbe tanjug.rs ka shkruar se Mustafa është i pari që ka arritur në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Ndryshe të dielën Rrustem Mustafa, i njohur si Remi ka udhëtuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale.

Mustafa ka thënë se po shkon për intervistim në Hagë si “dëshmitar i dyshuar”.

Ndërsa mëngjesin e së hënës ai ka përfunduar pjesën e parë të intervistimit nga Prokurori Special në Hagë të Holandës.

Aktualisht ai po pauzon ndërsa pritet të vazhdoj edhe pjesa e dytë e intervistimit./Arbresh.info/

Lexo edhe: Përfundon pjesa e parë e intervistimit të Rrustem Mustafës në Hagë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme