Juventusi po tenton me çdo kusht të nënshkruajë me mesfushorin uellsian Aaron Ramsey.
Në fakt Zonja e Vjetër ka një kontratë me lojtarin që ai t’i bashkohet në verë si futbollist i lirë.
Por kampioni në fuqi i Italisë ka nevojë qysh në janar për të dhe po synon të arrijë një marrëveshje me Arsenalin.
Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër zyrtarisht i ka ofruar Arsenalit mbrojtësin maroken Medhi Benatia, transmeton Telegrafi.
Benatia nuk po kalon momentet e tij më të mira te Juventusi, pasi këtë edicion nuk është preferuar nga trajneri Massimiliano Allegri.
Në anën tjetër Arsenali është në kërkim të një mbrojtësi qendror pasi po ka probleme në këtë repart.
Juventus është gati ta sakrifikojë Benatian për të nënshkruar qysh tani me Ramseyn, tani i mbetet në dorë Arsenalit të vendosë nëse do të pranojë këtë marrëveshje.
Benatia më parë ka luajtur edhe për klube si Roma, Udinese e Olympique Marseille.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...