Thaçi nuk shkon në takimin e Ekipit Negociator, nesër afati i fundit për dorëzimin e platformës

11:24 | 14 Janar 2019
arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi, nuk është i pranishëm në takimin koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Nga Zyra e Presidentit si përfaqësues janë Ardian Arifaj, zëvendës shef i stafit të Presidentit, dhe Blerim Shala këshilltar politik i presidentit Thaçi, raporton arbresh.info.

Në takim nuk janë të pranishëm as përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy parti vazhdojnë të kontestojnë legjitimitetin e EkipitNegociator të krijuar rishtazi.

“Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV,” ishin të ftuarit e Veselit.

Pas takimit, të pranishmit pritet të deklarohen për medie rreth diskutimeve.

Anëtarët e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë në takimin e tyre të parë janë pajtuar që deri më 15 janar të procedojnë platformën për dialogun me Serbinë./arbresh.info/

Të ngjashme