Gjatë vitit 2018 Komuna e Drenasit për ndërtim të rrugëve të reja ka arritur t’i shpenzojë hiç më pak se 10 milionë euro.
Sipas zyrtarëve të Komunës gjatë këtij viti janë investuar në asfaltimin e 36 rrugëve pothuajse në të gjitha fshatrat e komunës së Drenasit, në ndërtimin e dhjetëra kanalizimeve, në renovimin e shkollave dhe në projekte të tjera.
Rreth 10 milionë euro janë investuar në asfaltimin e 36 rrugëve pothuajse në të gjitha fshatrat e komunës së Drenasit për ndërtimin e dhjetëra kanalizimeve, për renovimin e shkollave dhe për projekte të tjera të parapara të realizohen në vitin 2018. Bekim Dobra, zëdhënës i Komunës së Drenasit, i tha “Zërit” se infrastruktura bazike ka qenë prioritet i Komunës për realizimin e projekteve kapitale.
“Komuna e Drenasit gjatë vitit që lamë pas ka përmbyllur me sukses në realizimin e projekteve nga lista e investimeve kapitale, gjithsej kanë përfunduar 36 rrugë të asfaltuara, ndërsa janë kryer edhe dhjetëra kanalizime, renovim të shkollave dhe të projekte të tjera të cilat kanë qenë të planifikuara”, ka thënë Dobra.
Sipas tij, për asfaltimin e rrugës në fshatin Gjergjicë janë investuar 40.648.00 euro, për asfaltimin e rrugës në fshatin Bytyq po ashtu janë investuar 36.715.50 euro, për asfaltimin e rrugës në fshatin Llapushnik me gjatësi prej 950 metrash dhe për ndërtimin e pjesës së nënkalimit me asfalt, si dhe për asfaltimin e rrugës në lagjen “Haxha”, janë investuar në vlerë të kontratës 29.083.00 euro, respektivisht 9.265.00 euro.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...