Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sebahajdin Cena është në mesin e të ftuarve për t’u intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.
Cena bashkë me avokatin e tij tashmë gjenden në Hagë ku edhe po presin për njoftimin e radhës për t’u intervistuar.
I kontaktuar nga Indeksonline, avokati mbrojtës i Cenës, Mahmut Halimi ka deklaruar se ende nuk është njoftuar saktësisht për orarin e intervistimit të klientit të tij, porse sipas tij pritet të ketë vonesë.
“Ende nuk jam njoftuar saktësisht. Me gjasë do të ketë vonesë por sigurisht se intervistomi do të bëhet rreth orës 13:00. Por pritet që të më njoftojnë edhe një herë”, ka thënë Halimi.
Cena ishte ftuar nga Gjykata Speciale që me datën 14 janar të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të intervistohet lidhur me angazhimin e tij në UÇK.
Me marrje të ftesës ai pati deklaruar se beson që në Hagë do të jetë në cilësinë e të akuzuarit dhe jo të dëshmitarit apo të bashkëpunëtorit.
“Besoj se do të jem i akuzuar, pasi që unë luftën e kam nisë në ditët e para të UÇK-së dhe jam shumë krenar për pozicionin dhe për detyrat e përgjegjësitë që kam pas si ushtar i Kosovës. E përsërisë që besojë në pastërtinë e luftës dhe në vlerat e saj”, pati shtuar Cena.
Përpos Cenës sot në Hagë do të intervistohet edhe ish-Komandanti i UÇK-së për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi./Indeksonline/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...