Moti i keq, policia: Përdorni zinxhirë, kujdes me shpejtësinë

01:27 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Në lidhje me situatën e motit në Shqipëri reagoi sot edhe policia e Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Policia e Shtetit këshillon drejtuesit të bëjnë kujdes duke përdorur zinxhirë në rast se nevojiten dhe të rregullojnë shpejtësinë e mjetit.

Njoftimi nga policia:

Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës këto ditë të para të janarit, kanë vështirësuar jo pak qarkullimin në disa akse rrugore, sidomos drejt zonave rurale në disa qarqe apo në zonat e thella malore.

Shërbimet e Policisë Rrugore, por edhe shërbime të tjera policore, si FNSH apo shërbime të Rendit janë angazhuar ditët e fundit në shumë operacione ndihme e shpëtimi, duke shmangur pasoja fatale për qytetarët.

Policia e Shtetit këshillon çdo përdorues rruge të bëjë kujdes të shtuar, duke përdorur zinxhirë në rast se nevojiten dhe të rregullojnë shpejtësinë e mjetit.

Në çdo rast emergjencë telefono 112!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme