Google ADS

Edhe Juridiku në ngujim!

22:51 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

Edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë vendosur që të ngujohen pa afat brenda fakultetit deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Në një prononcim për gazetarin eSyri.net, Ermal Rizaj, një nga studentët u bëri thirrje gjithë studentëve të Shqipërisë mos përçahen por të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos i frikësohen asgjëje.

Ndërkohë që i kanë bërë apel Ramës që të plotësojë kërkesat.

‘Gjatë mbledhjes që kemi mbajtur sot në Fakultetin e Drejtësisë kemi vendosur që do të vazhdojmë ngujimin pa afat. Do të pranojmë edhe studentë nga fakultete e tjera. Ne po kërkojmë diçka të drejtë. Minimalisht jemi 100 studentë. U bëj thirrje të gjithë studentëve të mos dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat tona. Ramës i themi ose na plotëso kërkesat tona se rrugë tjetër nuk ke’, u shpreh një nga studentët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme