Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës organizojnë edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar tradicional të valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, që do të mbahet prej sot deri të dielën, 13 shtator.
Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet sot, në ora 18.00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen me nga një valle të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival.
Qëllimi i këtij festivali është promovimi i vlerave kulturore përmes valleve të trevave nga vijnë ansamblet, shoqërimi i fëmijëve, njohja, miqësia, lidhjet e tyre mes vete pa dallim gjuhe, feje apo race.
Gjatë këtij viti, në festivalin “Ylberi i Prishtinës” do të marrin pjesë 19 ansamble nga vendi dhe rajoni. Shtetet e huaja pjesëmarrëse janë Shqipëria, Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Përndryshe, siç njofton organizatori, në skenën e festivalit “Ylberi i Prishtinës” për 14 vite me radhë kanë defiluar mbi 6000 valltare e solistë të ndryshëm, të moshave nga 10 – 16 vjeçare. Këtë vit mbi 500 fëmijë nga Kosova dhe shtetet e ndryshme të rajonit do të defilojnë në kryeqytetin nën tinguj t e muzikës dhe me veshjet tradicionale kombëtare.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...