Komuna e Junikut ka njoftuar shkollat se ka marrë vendim që mësimi të shtyhet deri më 21 janar.
Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit është marrë si rezultat i grevës që është paralajmëruar për ditën e hënë, më 14 janar, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës, si dhe për shkak të të reshurave atmosferike ditëve të fundit dhe temperaturave shumë të ulëta që po mbretërojnë në Kosovë.
“Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit, fillon nga dita e marte, datë 15.01.2019, dhe vazhdon deri ditën e hënë, datë 21.01.2019, për shkak të borës së rëndë dhe temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut.
Ndryshe, Komuna e Junikut ka thënë se i garanton prindërit dhe shkollat, se asnjë ditë e humbur nuk do të mbetet pa u zëvendësuar.
“Ato do të zëvendësohen në fund të vitit shkollor apo ditëve të vikendeve”, përfundon njoftimi.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...