Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mohuar se ka fshehur detaje nga bisedat me presidentin rus, Vladimir Putin. Trump i bëri këto komente në një intervistë për Fox News, pasi Washington Post raportoi se presidenti ka hyrë në shumë detaje gjatë bisedave me Putinin.
Duke cituar zyrtarë të qeverisë amerikane, gazeta raportoi se të paktën një herë në Hamburg më 2017, Trump i kishte marrë shënimet këshilltarit të tij pas takimit me Putinin, që ato të mos shpërndaheshin me zyrtarë të tjerë.
Trump po ashtu kishte thënë se kanë zhvilluar një bisedë shumë të mirë në takimin që morën pjesë vetëm dy liderët në Helsinki.
Marrëdheniet e Trump me Rusinë para zgjedhjes së tij president më 2016, janë fokusi i hetimeve të udhëhequra nga Prokurori Special, Rober Mueller.
Hetuesit po tentojnë të vijnë në përfundim nëse ka pasur ndërhyrje në fushatën elektorale të Trump nga zyrtarët rusë.
Më 11 janar, gazeta New York Times raportoi se FBI ka hapur një hetim nëse Trump më 2017 ka punuar për interesin e Rusisë.
Ky hetim u knudërshtua ashpër nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Trump duke e quajtur absurd.
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...