Policia austriake ka njoftuar se tre skitarë gjermanë janë gjetur të vdekur natën e mbrëmshme dhe një tjetër është shpallur i zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së një orteku afër qendrës së skijimit “Lech am Arlberg” të Austrisë.
Grupi i katër skitarëve ka qenë duke përdorur llojin e skive që mundësojnë rrëshqitjen dhe kërcimin nga shkëmbi. Tri viktimat janë nga pjesa jug-perëndimore e Gjermanisë, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth orës 23 pasi gratë e tyre e lajmëruan policinë se ata janë zhdukur. Raportohet se të vdekurit janë të moshës 32, 36 dhe 57-vjeçare.
Reshjet e mëdha të borës kanë krijuar ortekë në Alpet e Austrisë gjatë javës së kaluar, duke e rritur rrezikun e rrëshqitjeve të borës dhe duke bllokuar shumë rrugë. Ky rast e çon në 24 numrin e vdekjeve të shkaktuara nga moti i lig në tërë Evropën gjatë muajit janar.
Policia ka njoftuar se viktimat kanë qenë duke skijuar në një shteg të mbyllur. Ndonëse kanë pasur pajisje për mbrojtje nga ortekët, bora i ka mbuluar tërësisht skitarët, duke u shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Trupat e tyre janë gjetur përmes përcaktimit të vendit nga aplikacionet e telefonave, shkruan “The Guardian”
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...