Dy persona të cilët janë në listën e Interpolit janë ndaluar dje në vendkalimin kufitar Bllacë në hyrje nga Kosova në Maqedoni.
Personi i parë, i cili është nga Kosova dhe gjendet në listën e Interpolit me masën “arresto”, është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave rreth orës 18:00. Personi me iniciale B.Sh është qytetar i Kosovës i moshës 47-vjeçare, thonë nga Ministria e Brendshme.
Personi i dytë është arrestua në të njëjtin vendkalim kufitar në orën 4:30. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, me inicialet L. Sh. i cili është ndaluar në bazë të një telegrami nga Interpol për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rënda”. Personi është dorëzuar në Stacionin Policor të Çairit për procedurën e mëtejshme.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell