Sonte e ka zgjedhur “Oksigjenin” që të ‘shpërthej’ me deklarata.
Albërie Hadërgjonaj ka bërë një sërë thumbimesh për festivalin “Kënga Magjike”, shkruan Syri Kosova.
Ajo ka folur me emra dhe ka ironizuar Aurela Gaçe dhe Flori Mumajesi.
“Kur te merr pjesë Aurela Gaçe, aty harro se te voton dikush apo që fiton. Ajo i merr disa artista që këndojnë te lokali i saj, e ata ia japin pikët maksimale. Njëjtë është edhe te rasti i Florit. Flori i komponon 5-6 këngë në festival dhe padyshim që ata artista me këngët e tij, e votojnë atë” ka thënë Hadërgjonaj.
Në fund, Albëria tha se këto që i tha në emision ua ka thënë në sy edhe dy emrave të përmendur, pasi i ka miq të mirë.
Gjithashtu, kujtojmë që këtë gjë që është e gabuar sipas saj, ia ka thënë edhe Ardit Gjeberas për të cilin tha se atij më shumë i interesojnë sponzorët që i merr për festival.
Aeroplani rrëzohet në det para syve të pushuesve në Australi...
Në kërkim prej dy vitesh për trafik droge, arrestohet 25-vje...
Shkupi sot qyteti më i ndotur në Evropë
Aksion i policisë në veri/ Mbyllet zyra tatimore serbe në Mi...
Arteta fajëson në mënyrë të çuditshme topin për humbjen e Ar...
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa q...