Afërdita tregon sa e vështirë ka qenë jeta e saj pa të atin

08:43 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

E lindur dhe rritur në Amerikë, Afërdita Dreshaj është një nga modelet më të talentuara shqiptare dhe këngëtaret më të dashura, ndonëse prej disa kohësh duket sikur është tërhqeur paksa nga skena.

Pasi fitoi vendin e dytë në Miss Shqipëria 2007, në vitin 2011 ajo u shpall Miss Universe Kosova dhe po atë vit mori pjesë dhe në Miss Universe Brazil, ku u rendit ndër të parat. Mbi të gjitha, ajo njihet si modele e markave të njohura ndërkombëtare. Ndërkohë, edhe pasionin e saj për muzikën ka vazhduar ta ndjekë, duke na sjellë gjithmonë e më shumë këngë të reja ritmike.

Duket se kënga ka qenë dhe një nga amanetet e babait të Afërditës, pasi në rrjetet sociale supermodelja u është përgjigjur disa pyetjeve të fansave, një ndër to:

“Sa e vështirë ishte të realizoje ëndrrat pa pasur babain?”

“Ëndrra e babait tim ishte që të bëhesha këngëtare, në moshën 12-vjeçare (kur ai ishte ende mes nesh) më çoi të regjistroja këngën time të parë. Pasi ai ndërroi jetë ishte shumë e vështirë të vazhdoja përpara, por duhej t’i tregoja atij se do ta vazhdoja ëndrrën time dhe të tij… Mamaja ime është një grua shumë e fortë, ajo më dha krahë për të vazhduar” – tregoi Afërdita. E pyetur nga Santana Çomora për reivstën Living, nëse Afërdita kishte në plan një këngë a videoklip të ri, ajo u shpreh se shumë shpejt do të sjell diçka të re për publikun shqiptar./living.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme