Google ADS

Humb jetën polici shqiptar gjatë patrullimit në detin Jon

08:24 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

Lani Goga, 63 vjeç, punonjës i skafit të Policisë Kufitare Sarandë, që patrullonte detin Jon, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotshëm në rrethana të panjohura.
Ai kishte dalë në det për kontrollin e kufirit.

Nuk dihet ende shkaku zyrtar i vdekjes së 63-vjeçarit, por sipas shokëve të tij, rreth orës 4:00 ai nuk ishte ndier mirë, raporton syri. Dyshime më të forta janë për vdekje natyrale.

Policia ka nisur hetimet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme