Google ADS

Hande Erçel humb njeriun më të shtrenjtë, e ëma nuk e fitoi betejën me kancerin

07:02 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

Hande Ercel, është ndër aktoret me të njohura dhe më të talentuara në Turqi. Aktorja e bukur është vetëm 26 vjeç dhe numëron një sërë rolesh dhe ajo vetë ka pohuar se suksesi i saj vjen nga bukuria dhe nga edukimi.

Në serialin “Jetë” ku ajo interpretoi në rolin e Hajat dhe në rolin e Hazall në serialin “Perla e zezë transmetuar në Tring, Hande u bë shumë e njohur dhe e dashur edhe për publikun shqiptar.

Para disa muajsh, bukuroshja turke bëri publike se e ëma e saj po luftonte me me një sëmundje të rëndë dhe aktorja kishte hequr dorë nga lidhja e shumë projekte vetëm për t’i qëndruar pranë, njeriut më të shtrenjtë.

Por mëngjesin e sotëm, Aylin Erçe, ndërroi jetë, duke mos fituar dot betejën me kancerin. Sipas mediave turke, në muajin dhjetor gjendja e nënës së aktores ishte përkeqësuar më shumë e Hande ka humbur personin më të dashur në jetë. Lajmin për ndarjen e saj nga kjo jetë e kanë bërë të ditur familjarët e Handes, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet për të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme