Në Teatrin Kombëtar të Kosovës sonte duke filluar nga ora 20:00 ishte paraparë që të jepet repriza e shfaqjes “Bordel Ballkan”. Mirëpo, ky institucion ka njoftuar se repriza e kësaj shfaqje nuk do të mbahet duke kërkuar kështu mirëkuptim edhe nga publiku, shkruan KultPlus.
“Për arsye shëndetësore të një aktorës, ju njoftojmë se sonte me datë 12.01.2019 shfaqja “Bordel Ballkan” nuk do të mbahet”, shkruhet në njoftimin e dërguar nga TKK-ja.
“Bordel Ballkan” është bazuar në dramën e Eskilit “Orestia”. E zhvendosur në një kontekst të ri ballkanik – ‘Bordel Ballkan’ flet për një lloj çoroditjeje morale e shpirtërore, nga i cili vuajmë në këto anë. Drama shpërfaq një lloj besimi të rremë, të cilin ia veshim vetes si një rrobe e vjetër, e pas së cilës fshihemi, si duke dashur të tregojmë që ne jemi zotët e fatit tonë, që ne jemi qenie të vetëdijshme. E përkundrazi, kjo dramë, në tërësinë e saj, na dëshmon të kundërtën: që në neve gjendet një kod i thellë shkatërrimtar, për të cilin ne, kokëfortësish, nuk jemi të vetëdijshëm. Autor: Jeton Neziraj, Regjisor: András Urbán.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...