Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se Edi Rama është iniciatori i idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për televizionin ‘ALBSE’, ish-kryeministri ka theksuar se Rama dhe Thaçi në këtë plan të zi u mbështetën vetëm nga Baton Haxhiu dhe askush tjetër.
Pjesë nga intervista:
NDREU: Pse mendoni që Zoti Rama e beri këtë përzgjedhje për ministër të jashtëm?
BERISHA: Kur ndërmerr akte të tilla konspirative të rrezikshme dhe antishqiptare, janë qëndra të cilat të diktojnë në këto qëndrime dhe vendime. Rama është pjesë integrale per të mos thënë iniciator i këtij projekti ogurzi për shqiptarët.
NDREU: Aktualisht në Kosovë Parlamenti ka miratuar një grup negociator dhe kemi një tërheqje të presidentit Thaçi në pjesën e negociatave për marrëveshjen me Serbinë. A mendoni që do të arrihet dhe sa mund të kemi një marrëveshje të mirëpritur për shqiptarët e Kosovës?
BERISHA: Dua të sqaroj që unë absolutisht jam për një marrëveshje midis Republikës së Pavarur të Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Por kjo marrëveshje nuk mund të jetë kurrë tjetër përveçse një marrëveshje midis dy vendeve sovrane të pavarura që respektojnë plotësisht integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë e njëri tjetrit. Jashtë kësaj suaze marrëveshjet janë të gjitha fiktive çka e provon historia e këtyre 8 – viteve negociata në Bruksel, të cilat për fat të keq kanë rezultate pothuaj të paqëna. Në këtë kontekst gjykoj se marrëveshja është e domosdoshme por një marrëveshje që respekton plotësisht integritetin, sovranitetin, pavarësinë e Republikës së Kosovës.
NDREU: Si e keni parë rolin e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces negociatash po ashtu edhe rolin e Shqipërisë?
BERISHA: Unë theksova se Edi Rama është iniciator publik i kësaj nisme, flamurin e të cilës e mbajnë argatët e Beogradit në Prishtinë. Ndërsa roli i faktorit ndërkombëtar ka qënë kompleks. Ka që e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike ndryshimin e kufinjve, të tjerë të cilët janë shprehur se përkrahin një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit. Problemi është se argati i Beogradit në Prishtinë që përfaqësoi Kosovën, mashtroi botën duke mos patur askënd me vete përveç Baton Haxhisë. As partinë e tij jo. Tani po kuptohet që ai është njëri pa mbështetje, tani kuptohet që parlamenti e zëvëndësoi atë me një delegacion përfaqësues parlamentar të Kosovës. Gradualisht do të dalin të vërtetat se për llogari të kujt vepruan argatët në Prishtinë. Por një gjë dua të them këtu. Kufinjtë në Ballkan sigurisht që mund të rivizatohen dhe rivendosen në mënyra krejt të tjera, padiskutim që në këtë kontekst padrejtësitë më të mëdha u janë bërë shqiptarëve. Nëse arrihet në këtë përfundim, për të korrigjuar padrejtësitë e mëdha të historisë, atëherë aq sa është Presheva aq janë dhe të gjitha trevat e tjera shqiptare, por kjo kërkon një konferencë ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha, e cila t’i rikthejë të drejtën shqiptarëve për një shtet në Ballkan. Kurse përpjekja për të ndarë Kosovën nuk është një përpjekje tjetër veçse për t’i krijuar precedentin në Kosovë Beogradit që të aneksojë dhe Bosnjën dhe të krijojë Serbinë e Madhe, dhe shqiptarët s’duhet t’a pranojnë këtë për asnjë çmim.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...