Google ADS

Shqiptari shkon në Britani për master, përfundon duke kultivuar kanabis

21:22 | 12 Janar 2019
Trina Galanxhi

Një shqiptar është dënuar nga autoritetet britanike pasi u kap me kanabis.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Armelind Rexha, i cili kishte shkuar në Britani për të kryer studime, por përfundoi në kultivues kanabis.

Mediat britanike raportojnë se i riu shqiptar u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg, pasi akuzohet për mbjelljen e 800 bimëve kanabis.

Aktivitetin e tij të kundraligjshme i riu shqiptar e zhvillonte në banesën e tij, ku kishte krijuar dy dhoma të posaçme për kultivimin e bimëve narkotike.

Avokati i shqiptari argumentoi se 22-vjeçari kishte nevojë për të ardhura që të përballonte studimet Master, duke shtuar se shqiptari e ka pranuar fajin. /Ora News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme