Partia politike “E majta” nëpërmjet një kumtese shprehin revoltën e tyre ndaj procesit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Nga kjo parti kërkojnë shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme kuvendare së bashku me ato për kryetar shteti që do të mbahen në muajin maj të këtij viti.
“Nëse mendoni se keni mbështetjen e qytetarëve për dhunimin e demokracisë, për dhunimin e shtetit të së drejtës, për qeverisjen e korruptuar, caktoni zgjedhje të parakohshme kuvendare”, kumtojnë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj partie, ndryshimet kushtetuese janë votuar me koordinim mes partive nga qeveria dhe OBRM-PDUKM-së.
Ata shtojnë se pasiviteti i OBRM-PDUKM-së është një dëshmi shtesë se ndryshimet kushtetuese u votuan me bashkëpunim mes qeverisë dhe partisë më të madhe opozitare ndërsa qytetarët nuk kanë përfaqësues në Kuvend për të kundërshtuar shkeljen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe shkeljen e të drejtës për vetëvendosje.
“E majta” përsëriti qëndrimin se pyetje në referendum ka qenë manipulative dhe se janë mbushur kutitë e votimit./Telegrafi/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës