Pak orë pas postimit në “Facebook” të presidentit shqiptar, Ilir Meta ku shkruhej se MEPJ nuk ishte autoshkollë dhe “ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor” erdhi dhe reagimi i kryeministrit në “Twitter”.
“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, ka shkruar Rama në “Twitter”.
Ky debat në distancë mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta vjen pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...