Lushtaku dhe Mustafa udhëtojnë për në Hagë

15:50 | 12 Janar 2019
Arbresh.info

Dy ish- komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të udhëtojnë nesër për në Gjykatën Speciale pasi janë ftuar nga kjo e fundit.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar edhe avokati i dy ish- komandantëve, Arianit Koci.

“Po nesër nisemi unë, si avokat i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Do të udhëtojmë me linjë të rregullt. Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi. Ne do të udhëtojmë me linjë të rregullt”, tha Koci.

Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme