Siç raportojnë nga AIM, kundër marrëveshjes së Prespës “për t’u ndaluar tradhtia e Maqedonisë” i ashtuquajturi “Komiteti për luftën për Maqedoninë”, për javën e ardhshme, më 20 janar caktoi protestë në sheshin e Athinës.
Komiteti i formuar për luftën për Maqedoninë që përbëhet nga katër organizata nga ku dy janë nga Greqia dhe dy nga diaspora, nëpërmjet një njoftimi e paralajmërojnë protestën, thonë se grekët “nuk heqin dorë nga asnjë shkronjë nga emri Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria thotë se grekët janë të bindur për përfitimet nga ‘marrëveshja’. T’ju themi se e kanë gabim. Ju bëjmë apel të gjithë grekëve të vinë në protestë dhe ta ndalojnë tradhtinë e Maqedonisë, të dielën më 20 janar, në ora 14:00 në Sintgama. Ky është i vetmi akti demokratik për ta mos e sjellur për votim në Kuvend. Por, nëse guxojnë ta bëjnë këtë, përsëri do të jemi atje”, thuhet në njoftimit të “Komitetit për luftën për Maqedoninë”.
Ata shtojnë se historia do të shkruajë deputetët ku interesin personal dhe partiak e vendosin mbi atdheun dhe demokracinë.
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit