Munir El Haddadi, lojtari më i ri i Sevillas, ka shfrytëzuar llogaritë e tij në rrjete sociale për t’i dërguar një mesazh falënderimi Barcelonës.
Lojtari, i cili ishte prezantuar nga Sevilla të premten pasi kaloi testin mjekësor, ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
“Kam arritur në klub kur isha 16 vjeç me shpresën e një djaloshi dhe me ëndrrat që të gjithë që shkojnë në La Masia i kanë. Kam jetuar realitetin për tu rritur dhe për të ndarë dhomën e zhveshjes me më të mirët dhe edhe pse më është dashur të largohem në dy raste, unë jam rikthyer dhe jam vazhduar përpjekjet”, ka thënë Munir.
“Tani, unë duhet të shkojë sërish. Këtë herë për t’ia dedikuar kohën time një tjetër klubi që gjithashtu e do futbollin. Do t’iu mbajë gjithmonë në zemrën time”, shtoi ai në mesazhin për Barcelonën dhe tifozët e tyre.
Munir është larguar në formë të përhershme, pra këtë herë jo me biletë kthimi./arbresh.info/
https://twitter.com/Munirhaddadi/status/1084054795500113920
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç