Haradinaj: Për asnjë çmim Lugina nuk do të jetë pjesë e pazareve

13:37 | 12 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se për asnjë çmim nuk e bëjnë pjesë të pazareve Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se përfshirja e temave mund te jetë rrezik në atë çka ka mbërri Kosova deri tani.

“Ne Luginën e duamë me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar luginën me asgjë, pra Lugina është Luginë. Por, përfshirja e temave mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërri deri tash”, tha Haradinaj.Këto komente i ka bërë pas homazheve që ka bërë te varret e Nuhi Berisha e Rexhep Malaj./eo

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme