Në ditën e tretë të protestës, studentë të Juridikut kanë kaluar natën të ngujuar në fakultet.
Mësohet se një grup i vogël studentësh kishin kaluar natën brenda godinës, ndërsa pritet që në orët në vijim atyre t’iu bashkohen kolegë të tjerë.
Gjithashtu me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime.
Studentët e Juridikut shprehen se do vazhdojnë bojkotin e mësmit dhe ngujimin në Fakultet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Do të vazhdojmë ngujimin derisa të marrim një përgjigje. Duam që të gjithë studentët të na bashkohen në këtë protestë. Nëse nuk do kemi përgjigje konkrete dhe të jepet një zgjidhje, dhe nëse studentët vendosin ne do ta ndërmarrim këtë veprim.
Por për momentin do vazhdojmë ngujimin duke treguar se fakultetet na takojnë vetëm neve. Vetëm studentët mund të vendosin rreth fakulteteve. Nuk mund të jenë më prona private për aq kohë sa janë prona publike. Nuk duam provokime dhe dhunë ndaj nesh”, u shpreh një nga studentët e Juridikut.
Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e kërkesave.
Kujtojmë se këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...